play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Sport

Refuzimi i vizave për mundësit iranianë, Ministria e Jashtme jep argumentin

today24/10/2023

Background
share close

Refuzimi i vizave për mundësit iranianë dhe rrjedhimisht përjashtimi i tyre nga Botërori i 23-vjeçarëve është argumentuar edhe nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë.

Interesit të A2 CNN për arsyet e refuzimit, Ministria i është përgjigjur me procesin e verifikimit bazuar në ligj: “Aplikimet për vizë të Ekipit Kombëtar të Iranit U 23 janë refuzuar pas procesit standard të verifikimit nga autoritetet përgjegjëse, bazuar në Ligjin nr. 79/2021 “Për të huajt”, Neni 28, Pika 1, gërma b dhe ë”.

Pika “b” për arsyen e mosdhënies së vizave lidhet me faktin se “nuk justifikohet qëllimi dhe nuk plotësohen kushtet e ardhjes dhe qëndrimit” në vendin tonë.

Ndërkohë, në pikën “ë”, personi aplikues për vizë “nuk vërteton besueshmëri në deklaratat e paraqitura apo nuk garanton daljen e tij nga territori i Republikës së Shqipërisë brenda afatit të vizës pullë dhe elektronike për të cilën ka aplikuar”.

Marrëdhënia e tensionuar ndërmjet Shqipërisë dhe Iranit, me këta të fundit që janë akuzuar publikisht dhe ndërkombëtarisht për sulmin kibernetik të një viti më parë, është reflektuar edhe në sport. Botërori i mundjes në Tiranë humbi një prej skuadrave pretendente dhe nënkampione e botës në vitin 2022.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%