play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Show Biz

14-vjeçari nga Etiopia shpik sapunin kundër kancerit të lëkurës

today24/10/2023

Background
share close

Një sapun kundër kancerit të lëkurës! Një risi mbresëlënse që u prezantua së fundmi në “Young Scientist Challenge”. 14-vjeçari Heman Bekele krijoi një sapun me përbërës kundër melanomas, gjë për të cilën u nderua me çmimin e parë dhe 25 mijë dollarë.

Bekele ka lindur në Etiopi dhe ka emigruar në SHBA bashkë me familjen kur ishte 4 vjeç. Që i vogël ai ishte i dhënë pas shkencës, madje në shkollën fillore i kushtonte një orë çdo të Premte, duke i zhvilluar më tepër idetë e tij.

“Krijoja programe lojërash, më pëlqente shumë”, shprehet ai. Por si e krijoi sapunin?

“I kam studiuar shumë mirë kimikatet dhe jam përpjekur mos t’i përdor. E veçanta e këtij sapuni është se nëse hidhet në treg, do ketë një çmim tejet të përballueshëm”, shtoi ai.

Bekele shton se sapuni kurativ i lindi si ide kur dëgjonte për problemet e shumta që kishin njerëzit gjatë verës me rrezet e diellit, apo rastet kur diagnostikoheshin me kancer lëkure vetëm si pasojë e ekspozimit ndaj solucioneve të gabuara.

Heman ka siguruar tashmë një ‘patentë’ për sapunin e tij, i cili tani është në pritje të miratimit të FDA, në mënyrë që, nëse gjithçka shkon mirë, mund të dalë në treg në vitin 2025.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *