play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

Militantët e Hamasit pranojnë shpërthimin në spital, Izraeli publikon audion

today18/10/2023

Background
share close

 

Audioja e lëshuar nga Izraeli supozohet se tregon dy militantë të Hamasit duke diskutuar sulmin në një spital në Gaza, për të cilin zyrtarët palestinezë thonë se vrau të paktën 500 njerëz.

 

Izraeli pretendon se audioja dëshmon se nuk ka lëshuar raketën që shkatërroi spitalin, dhe se në vend të kësaj ajo u hodh gabimisht nga Xhihadi Islamik Palestinez.

Ky grup është i lidhur ngushtë me Hamasin por ka ka mohuar çdo përfshirje ndërsa Hamasi dhe disa organizata ndihmash kanë fajësuar Izraelin.

Sky News nuk mund ta verifikojë në mënyrë të pavarur këtë audio nga Izraeli.

Biseda

Militanti 1: Po ju them se është hera e parë që shohim një raketë si kjo të bjerë dhe prandaj themi se i përket Xhihadit Islamik Palestinez.

Militanti 2: Çfarë?

Militanti 1:  Ata thonë se i përket Xhihadit Islamik.

Militanti 2:  Nga ne është?

Militanti 1:  Me duket!

Militanti 2:  Kush e thotë këtë?

Militanti 1:  Po thonë se pjesët e raketës ngjasojnë si tonat dhe jo si izraelite.

Militanti 2:  Çfarë po thua

Heshtje

Militanti 2:  Po dreqi e mori, nuk mund të gjente vend tjetër për të shpërthyer?

Militanti 1:  Nuk ka rëndësi, po u lëshua nga varrezat pas spitalit.

Militanti 2:  Çfarë?!

Militanti 1:  U lëshua nga varrezat pas spitalit al Ma’amadani dhe ajo ra mbi ta.

Militanti 2:  Ka një varrezë pas saj?

Militanti 1:  Po, al Ma’amadani është pikërisht aty.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%