Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Francës, Emmanuel Macron për konfliktin izraelito-palestinez.
Sipas një deklarate nga kryesia e komunikimeve të presidencës, në bisedë u diskutua për situatën humanitare në rajon, përpjekjet për sigurimin e qetësisë dhe hapat që duhen ndërmarrë në kuadër të konflikteve izraelito-palestinez, dhuna e të cilës po rritet çdo ditë e më shumë.
Erdogan tha se shkeljet e të drejtave të njeriut kundrejt civilëve të pafajshëm në Gaza janë të papranueshme.
Duke theksuar se Turqia po tregon përpjekje për t’u dërguar atyre ndihma, Erdogan tha se veçanërisht vendet perëndimore duhet të ndërmarrin hapa që ulin dozën e tensionit dhe se duhet të qëndrohet larg nga përpjekjet që nuk i shërbejnë paqes.
Erdogan theksoi se komuniteti ndërkombëtar duhet t’u kushtojë vëmendje propozimeve të Turqisë për zgjidhjen e bazuar me dy shtete, për eliminimin e problemit në mënyrë të përhershme dhe se në rast të një qasjeje të sinqertë mund të arrihet një zgjidhje e cila do të lehtësojë edhe rajonin edhe botën.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)