play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Shëndetësi

Sot shënohet Dita Botërore e Shëndetit Mendor/ Çdo një në 10 persona jeton me ndonjë çrregullim

today10/10/2023

Background
share close

Dita Botërore e Shëndetit Mendor shënohet më 10 tetor dhe është fushata më e rëndësishme vjetore globale që synon ndërgjegjësimin për rëndësinë e shëndetit mendor.

Ajo shënohet në të gjitha kontinentet dhe pothuajse në të gjitha vendet përmes ngjarjeve dhe programeve lokale, rajonale dhe kombëtare. Këtë vit, ajo shënohet nën sloganin “Le të bëhet shëndeti dhe mirëqenia mendore një prioritet për të gjithë” dhe ofron një mundësi për të gjithë që të ndërmarrin veprime për të mbrojtur dhe përmirësuar shëndetin mendor.

Në ditët e sotme, për shkak të ndryshimeve intensive ndaj të cilave jemi të ekspozuar në mjedis, një numri të madh detyrimesh dhe një stili jetese të shpejtë, ndodh shpesh që t’i vendosim të fundit nevojat tona dhe të harrojmë se përveç shëndetit fizik, jo më pak nuk është edhe shëndeti ynë mendor

Sipas Institutit të Qytetit për shëndetin publik, të gjitha sfidat e epokës moderne, së fundmi dhe pandemia COVID-19, prekin individët ndryshe, mund të ndihemi të mërzitur, të lodhur, në ankth ose të kemi ndonjë ndjenjë apo simptomë tjetër që shoqëron stresin, paaftësia për t’u përqendruar, mungesa e motivimit, ndjenja e vetmisë, por edhe reaksione fizike në formën e ankesave të ndryshme gastrointestinale, dhimbje koke, shtrëngime në gjoks etj.

Depresioni, ankthi patologjik dhe çrregullime të tjera të shëndetit mendor mund të ndikojnë në aftësinë për të funksionuar në jetën e përditshme, ashtu si diabeti ose disa sëmundje kardiovaskulare.

Në botë, çdo një në dhjetë persona jeton me ndonjë çrregullim të shëndetit mendor. Për arsyet e mësipërme, është e nevojshme t’i jepet përparësi shëndetit mendor për të përmirësuar, krahas mirëqenies personale, të përgjithshme.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%