play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Sport

Dino Zoff kundër Kupës së Botës në tre kontinente: Kështu e humbet vlerën

today05/10/2023

Background
share close

“Një Kupë Bote e futbollit e përhapur në tri kontinente dhe gjashtë vende (kombe) më duket e çuditshme. Nëse ka një arsye, mund të jetë përpjekja për të përfshirë botën, por vazhdon të më duket e çuditshme”.

Dino Zoff, kampion bote me Italinë në vitin 1982, refuzon zgjedhjen e FIFA-s për ta caktuar edicionin e Botërorit 2030 në Spanjë, Portugali dhe Marok, me ndeshjet inauguruese në Amerikën e Jugut.

“Unë jam i vjetër, – vazhdon Zoff për “AdnKronos”, por Kupa e Botës e përqendruar në një vend më dukej e drejtë. Nëse tani zgjedhin ta përhapin atë nëpër botë, vetë Kupa e Botës humbet vlerën e saj. Besoj se duhet të ketë gjithmonë një epiqendër zhvillimi të saj”.

Sipas FIFA-s, të luash në tri kontinente dhe gjashtë vende është “një ftesë për të gjithë botën për t’u bashkuar në festimin e lojës së bukur, me rastin e 100-vjetorit të Kupës së Botës”.

Konkretisht, kombëtaret pjesëmarrëse në atë edicion do të duhet të lëvizin mes Marokut, Portugalisë dhe Spanjës, ndërsa ceremonia e festimit të 100-vjetorit është planifikuar në Montevideo të Uruguait, ku u zhvillua Botërori i parë në vitin 1930, Argjentinë dhe Paraguai.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%