Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Temperatuarat e larta të pazakonta për stinën e vjeshtës në Spanjë kanë rikthyer për banorët imazhet katastrofike të zjarreve të verës.
Një vatër e re zjarri që ka shpërthyer në ishullin Tenerife ka detyruar që rreth 3000 persona të lënë shtëpitë e tyre.
Ndërsa të Mërkurën rreth 2,400 njerëz u evakuuan nga qyteti Santa Ursula dhe 600 të tjerë nga La Orotava si masë paraprake.
Zjarrfikësit po ndihmohen nga gjashtë helikopterë në përpjekje për të shuar flakët.
Zonat e njohura turistike në ishullin Tenerife, pjesë e arkipelagut Kanarie në Oqeanin Atlantik, kanë mbetur të paprekura deri më tani dhe dy aeroportet e saj kanë funksionuar normalisht.
Tenerife, por edhe zona të tjera në Spanjë po përjetojnë një valë të pazakontë të të nxehtit, me temperatura që kanë shkuar në mbi 30C të cilat janë tipike për stinën e verës.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)