Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Qeni i familjes së presidentit Joe Biden, Commander, është larguar nga Shtëpia e Bardhë.
Ky vendim është marrë nga zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë pas një sërë incidentesh ku janë përfshirë shumë punonjës.
Gjatë javës së kaluar qeni i presidentit amerikan kafshoi një agjent të Shërbimit Sekret të cilit ju dha menjëherë ndihma e nevojshme mjekësore.
Rasti i fundit ishte hera e 11-të që qeni kafshon një roje tjetër.
Më herët zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karine Jean-Pierre u shpreh se sjellja agresive e qenit të presidentit lidhej me stresin brenda rezidencës së famshme.
Nuk është hera e parë që një qen i Biden largohet nga Shtëpia e Bardhë.
Menjëherë pas marrjes së detyrës një tjetër kafshë shtëpiake e dashur për Biden u largua nga rezidenca për arsye të ngjashme.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)