play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Show Biz

Fansat e Selena Gomez duhet ta lexojnë patjetër këtë rrëfim të saj!

today04/10/2023

Background

Siç nuk ndodh shpesh, Selena Gomez është “zbërthyer” në një intervistë së fundmi për “Fast Company”.

Në këtë intervistë ajo ka prekur disa çështje delikate të jetës së saj, ndër to edhe “sherrin” e supozuar me Dua Lipën.

Artistja u shpreh se heqja e Duas nga instagrami ishte asgjë më shumë se një aksident teksa po “pastronte” disa emra të tjerë

“Ishte një aksident heqja e Dua Lipës. Po hiqja disa persona nga Instagrami im. Pastaj dikush më mori dhe më tha: “Çfarë ka ndodhur me Duan?!”

Më tej Gomez u ndal edhe te largimi nga Instagrami në 2018, fill pas ndarjes me Justin Bieber.

“Sapo më ishte thyer zemra. Nuk kisha nevojë të shihja se çfarë po bënin të gjithë. Pastaj kishte nga ata momente kur nuk ndihesha mirë për mënyrën se si dukesha në krahasim me atë që shihja në Instagram. Uau, do të doja që trupi im të dukej kështu, thoja.”

Pa prekur nuk kaloi as periudha e saj e vështirë më shëndetin mendor kur po në 2018 u diagnostifikua me çrregullim bipolar.

“Unë kisha një përgjegjësi të madhe në një moshë shumë të re. Të rinjtë më ndiqnin dhe unë nuk e dija kush isha. Kam kaluar një periudhë vërtet të vështirë [atëherë]. Kisha ulje-ngritje dhe nuk dija çfarë të bëja. Kur mora vesh diagnozën time, isha thjesht: “Oh, në rregull, ndihem pak e lehtësuar, kuptoj pak më shumë. Shkova te mjekët. Jam shumë me fat që kam njerëz që më ndihmojnë të mbijetoj çdo ditë.”

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *