Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today03/10/2023
Qeveria holandeze do të paguajë gjithsej 5,5 milionë euro dëmshpërblim për 3 mijë familje përreth Aeroportit Skiphol të Amsterdamit për shkak të ndotjes akustike.
Në një lajm të transmetuesit publik NOS thuhet se Ministria e Infrastrukturës u është përgjigjur pyetjeve lidhur me ata që do të përfitojnë dëmshpërblim për ndotje akustike në vitet 2017-2019.
Kompensimi prej mesatarisht 1.800 euro për familje, do të paguhet në fund të tetorit ose në fillim të nëntorit.
Në lajm thuhet se Autoriteti i Inspektimit të Mjedisit dhe Transportit (ILT) nuk ka kryer inspektime pavarësisht se kufiri i zërit është tejkaluar në aeroport vitet e fundit dhe se institucioni do të rifillojë inspektimet që nga viti 2024.
Në deklaratën e bërë nga autoritetet e Aeroportit Skiphol të Amsterdamit në prill, thuhej se fluturimet e natës dhe avionëve privatë do të ndalohen nga viti 2025 për shkak të ndotjes akustike.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)