play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

Ky aeroport klasi do bëhet i pari në botë ku do lëvizet pa pasaporta

today21/09/2023

Background
share close

E kishit menduar ndonjëherë nivelin e stresit që do të eliminonit, nëse do të kaloni në një aeroport pa pasur nevojë të përdorni pasaportën tuaj.

Mos e humbisni shpresën pasi udhëtimi në një prej aeroporteve më të mira në botë do të bëhet edhe më i qetë vitin e ardhshëm.

Bëhet fjalë për aeroportin “Changi” të Singaportit, ku duke nisur nga viti 2024, zyrtarët do të prezantojnë lejen e automatizuar të imigracionit, që do t’i lejojë pasagjerët të largohen nga qyteti-shteti pa pasaporta, duke përdorur vetëm të dhëna biometrike të tyre.

“Zhdoganimi i imigracionit pa pasaportë”, e ka quajtur Ministrja e Komunikimeve Josephine Teo miratimin e disa ndryshimeve në Aktin e Emigracionit të vendit që i hapin rrugë nismës inovative, gjatë një seance parlamenti të hënën.

Ky aeroport klasi do bëhet i pari në botë ku do lëvizet pa

Teknologjia biometrike, së bashku me softuerin e njohjes së fytyrës, është tashmë në përdorim deri diku në aeroportin Changi në korsi të automatizuara në pikat e kontrollit të imigracionit.

“Por ndryshimet e ardhshme do të zvogëlojnë nevojën që pasagjerët të paraqesin vazhdimisht dokumentet e tyre të udhëtimit në pikat e kontaktit dhe të lejojnë përpunim më të qetë dhe të përshtatshëm“, tha Teo.

Biometria do të përdoret për të krijuar një “shenjë të vetme vërtetimi” që do të përdoret në pika të ndryshme të automatizuara kontakti – nga bagazhet deri te dogana – duke eliminuar nevojën për dokumente fizike udhëtimi si lejet e imbarkimit dhe pasaportat.

Shpesh i renditur si aeroporti më i mirë në botë dhe gjithashtu një nga më të ngarkuarit, Aeroporti Changi i Singaporit u shërben më shumë se 100 linjave ajrore që fluturojnë në 400 qytete në rreth 100 vende dhe territore në mbarë botën.

Në të kaluan 5.12 milion pasagjerë në qershor, duke kaluar shifrën 5 milion për herë të parë që nga janari 2020, kur bota u godit nga pandemia e Covid-19.

Aeroporti është një destinacion në vetvete dhe aktualisht ka katër terminale. Autoritetet kanë vendosur ta zgjerojnë, duke shtuar një të pestë për t’iu përgjigjur numrit në rritje të udhëtarëve.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *