Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Një gjinekolog francez ka refuzuar që të ekzaminojë një grua transgjinore. Bëhet fjalë për Victor Acharian, një mjek obstetër-gjinekolog, i cili tashmë ka përfunduar në gjyq pas denoncimit të bërë nga aktivistë dhe grupe kundër homofobisë. Këto të fundit, e akuzuan se Acharian se ka refuzuar që të kryejë detyrën e tij.
“Ne denoncojmë komentet homofobike dhe diskriminuese të gjinekologut Victor Acharian në Pau”, postoi të premten shoqata “SOS” në X (ish-Twitter).
“Transfobia është një realitet me pasoja të rënda, veçanërisht në sektorin e shëndetësisë”, përfundon shkrimi.
Megjithatë, përgjigja e tij ka qenë e prerë.
“Në shtratin tim gjinekologjik deri më tani kam ekzaminuar vetëm ‘femra të vërteta’.
“Unë nuk kam aftësi të merrem me burrat, edhe nëse ata kanë rruar mjekrën dhe kanë ardhur t’i thonë sekretares sime se janë bërë gra”, ka shtuar ai.
Çështja ka shkuar në dyer e drejtësisë.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)