Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today29/08/2023
Shqipëria do të ndërtojë automotoparkun e saj për të mundësuar edhe zhvillimin e garave ndërkombëtare si ato të Formula 1.
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bëri të ditur se në muajin shtator do të aplikohet për të pasur datën e garës së parë automotorrike më pistën e Elbasanit.
“Pasi kemi krijuar të gjitha kushtet, në shtator futemi në fazën zyrtare të aplikimit për të pasur datën zyrtare të eventit” tha zonja Balluku.
Infrastruktura që është duke u ndërtuar në zonën e pistës, është pjesë e korridorit të 8-të, dhe kjo do të garantojë mbështetjen për këtë aplikim.
“Autostrada Elbasan-Qafë Thanë, që do të lidhë Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut dhe më tej me Bullgarinë, do t’i japë edhe këtij aplikimi një peshë tjetër. Tashmë ka nisur puna edhe për projektimin e bajpasit të Elbasanit, i cili e nxjerr në Labinot Fushë të gjithë trafikun”, deklaroi Balluku.
Cirkuiti që pritet të ndërtohet sipas standardeve të FIA-s, pritet të jetë edhe një qendër indoor dhe outdoor, muzeu Retro, Autodromi dhe Kartodromi. Pjesë e projektit është dhe Akademia Motosporti dhe Akademia e Edukimit mbi Sigurinë Rrugore, ndërsa do të ketë në përbërje edhe poligone profesionale testimi, dhe zona sportive mjetesh ajrore ultra të lehta.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)