Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Një fshat francez ka zgjedhur një metodë të çuditshme për të parandaluar aksidentet, duke bërë që shoferët të ulin shpejtësinë në zonat e banuara.
Rrugët e fshatit Baune, që ndodhet në rajonin e Maine-et-Loire nuk kanë policë të shtrirë, por rrugë të lyera me vija të bardha zig-zage që gërshetohen me njëra-tjetrën.
Në pamje të parë rrugët e fshatit mund të duken si një pikturë e Jackson Pollock, por vijat e pikturuara në seksionet rrugore që çojnë në një kryqëzim T të fshatit, janë bërë për të mbajtur me mendjen në timon drejtuesit e mjeteve.
Por në rrjetet sociale kjo metodë është kritikuar, pasi disa i kanë konsideruar vijat e bardha të gërshetuara në rrugë si çorientuese, ndërsa të tjerë mendojnë se ato mund të jenë të rrezikshme.
Vijat në rrugë u bënë pas një diskutimi mes zyrtarëve lokalë lidhur me shqetësimet për shoferët që kalojnë kufirin e shpejtësisë përmes zonës ku lejohet të ngasësh me 30 km/h.
Kryebashkiaku i fshatit, Audrey Revereault, thotë se shpresohet se shenjat do të “krijojnë një shqetësim vizual” dhe do të ngadalësojnë shoferët.
Edhe Jean-Charles Prono, kryebashkiaku i Loire-Authion, një grup prej shtatë fshatrash që përfshin Baune, tha se “qytetarët i japin mjetit me shpejtësi duke mos ju bindur tabelave rrugore, ndaj u ndërmorr kjo masë”.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)