Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT

Teksa po jepte lajmet, një spikere amerikane mori propozimin për martesë nga i fejuari i saj.
Dy gazetarët që ishin njohur në punën në televizion i dhanë fjalën njëri tjetrit për të kurorëzuar dashurinë.
Cornelia Nicholson mendoi se po jepte lajmet, ndërsa filloi të lexonte historikun e dashurisë së saj me të dashurin Riley Nagel i cili hyri në studio me një tufë me lule dhe unazën në dorë.
Dhe kështu ndodhi.
“Ke një personalitet kaq të mrekullueshëm dhe je kaq rrezatuese. Ti ndriçon gjithmonë çdo ambient dhe i bën të gjithë të qeshin. Je jashtëzakonisht e talentuar, sidomos në lajme. Mendoj se kushdo që të shikon e di këtë. Ti je arsyeja kryesore që unë jam ende në gazetari sot dhe ti je gjithmonë duke më shtyrë të jem njeri më i mirë,” – tha Nagel i cili më pas u ul në gjunjë siç e do zakoni.
Çifti ndanë një puthje dhe një përqafim të ngrohtë pas këtij momenti.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)