Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today25/08/2023
L’italiano, kënga e cila u kthye në hitin e muzikës italiane dhe e bëri të famshëm në mbarë botën këngëtarin Toto Cutugno, fillimisht është shkruar për Adriano Celentanon.
Por Celentano nuk donte ta këndonte. Arsyeja? “Unë, – tha Adriano, – nuk kam nevojë të bërtas ‘jam italian i vërtetë’, se njerëzit e dinë që jam i tillë,” i tha ai Cutugno.
“Më duhet të them që kjo këngë ka lindur në Kanada. Ne po hanim me djemtë pasi kishim mbaruar koncertin dhe një moment thashë: ‘më jep kitarën’. Bëra një minor, “Më lër të këndoj…”. Pastaj mora një copë letre hodha disa nota. Më pas shkova në Milano te Popy Minellono që shkroi këtë kryevepër,” ka rrëfyer vetë Toto Cutugno.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)