Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se gjatë mbledhjes së qeverisë miratuan vendimin për rialokimin e fondeve të shërbimit spitalor. Ministrja theksoi se janë rialokuar 1.3 miliardë lekë nga buxheti i shtetit për mbështetjen e stafeve mjekësore me pagat e reja dhe për zgjerimin e shërbimeve në spitale.
“Me rialokimin e buxhetit të spitaleve, do të garantojmë një financim shtesë prej 1.3 miliard lekë për pagat e rritura të stafeve mjekësore. Nga ana tjetër, në kuadër të investimeve të kryera, sikundër janë spitalet e reja, si spitali qendror, spitali infektiv, spitali pediatrik, etj, por edhe mbështetjes me barna e material mjekësore dhe ekzaminime imazherike e laboratorike që janë gjithashtu në rritje, ne kemi alokuar buxhetin e nevojshëm për financimin e sigurt të spitaleve tona”, tha Ministrja Manastirliu.
Duke folur për shërbimet e reja që do të financohen, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh:
“Garantojmë me këtë buxhet edhe zgjerimin e shërbimeve, siç është zgjerimi i shërbimit sa i përket ndërhyrjeve invasive në zemër në Spitalin Memorial, në Spitalin e Shkodrës dhe në Spitalin “Shefqet Ndroqi”. Nga ana tjetër, do të mbështesim shërbimin shëndetësor spitalor edhe për shërbime të reja, sikurse janë ndërhyrjet invasive në tru por edhe shërbime të tjera në vijim, sikurse është transplanti i palcës së kuqe apo fekondimi invitro, shërbime të cilat do t’i shtohen sistemit tonë shëndetësor, qoftë në këtë vit, qoftë në vitin në vazhdim, për të cilat puna ka filluar, ndaj jemi të dedikuar të garantojmë një shërbim shëndetësor sa më efektiv, sa më cilësor, sa më gjithëpërfshirës”, tha Manastirliu.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)