play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

India shkruan historinë, bëhet vendi i parë që zbarkon pranë polit jugor të Hënës

today23/08/2023

Background
share close

Sot News

Anija kozmike e Indisë Chandrayaan-3 është ulur me sukses në Hënë, njoftoi Organizata Indiane e Kërkimeve Hapësinore (ISRO).

“Indi, ne kemi arritur destinacionin tonë të dëshiruar”, shkroi ISRO në Twitter.

Poli Jugor i Hënës konsiderohet një zonë me interes kyç shkencor dhe strategjik për kombet që eksplorojnë hapësirën. Ky mision mund të konfirmojë statusin e Indisë si një superfuqi globale në hapësirë, sipas CNN.

Përpjekja e mëparshme e programit hapësinor të Indisë për të dërguar një anije kozmike në Hënë dështoi në vitin 2019 dhe misioni Chandrayaan 3 vjen vetëm disa ditë pasi një anije kozmike ruse, e para në gati 50 vjet që kryente të njëjtin mision, u rrëzua në sipërfaqen hënore.

Sonda, ose tokëzuesi Vikram, që do të thotë “guxim” në sanskritisht, u nda nga moduli i shtytjes javën e kaluar dhe që atëherë ka dërguar fotografi të sipërfaqes së hënës pasi ka hyrë në orbitën hënore.

Në vitin 2014, India u bë vendi i parë aziatik që vendosi një satelit në orbitë rreth Marsit dhe do të nisë një mision të drejtuar në orbitën e Tokës në vitet e ardhshme, duke filluar me fluturimet testuese pa pilot në 2024.

Vetëm Rusia, SHBA dhe Kina kanë arritur më parë një ulje të kontrolluar në sipërfaqen e Hënës

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%