play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Interesante

Shkencëtarët gjermanë zbulojnë specie të reja geko në Madagaskar

today18/08/2023

Background
share close

New Leaf Tailed Gecko 1

Një geko i çuditshëm me bisht gjetheje, i zbuluar më shumë se 20 vjet më parë në Madagaskar, tani është konfirmuar si një specie e panjohur më parë.

Një ekip studiuesish i udhëhequr nga shkencëtari Frank Glaw, i Koleksionit Zoologjik Shtetëror i Mynihut publikoi zbulimin në revistën shkencore “Salamandra”.

“Kur i zbuluam për herë të parë kafshët në vitin 2000, ne dyshuam se ato ishin një specie ende e panjohur”, tha Glaw në një deklaratë.

“Por, përshkrimi i tyre shkencor ishte i vështirë. Na u deshën shumë vite për të mbledhur informacione të mjaftueshme për ta identifikuar atë si një specie e re”, tha ai.

 

 

Sfida thuhet se ishte se gekoja e re, e quajtur Uroplatus garamaso, shumë e ngjashme me një specie tjetër, Uroplatus henkeli.

“Ky është shpesh rasti me zvarranikët e Madagaskarit”, tha bashkëautori Jörn Köhler i “Hessisches Landesmuseum Darmstadt”, muzeut të madh multidisiplinar, në Darmstadt.

“Ka shumë të ashtuquajtura specie të fshehta”, tha ai.

“Por, u zbuluan dallime të rëndësishme. Në speciet e njohura më parë, maja e gjuhës është e zezë, ndërsa tek e reja është rozë. Përveç kësaj, specia e re është më e vogël me një gjatësi prej rreth 20 centimetra dhe ka një bisht më të ngushtë”, shtoi ai.

Studiuesit mblodhën informacion gjithëpërfshirës mbi gjenetikën dhe shpërndarjen e kafshëve dhe gjithashtu ndërmorën disa ekspedita në veri të Madagaskarit.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *