Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Revista britanike “Financial Times” i ka kushtuar një shkrim bumit turistik në Shqipëri. Sipas saj, plazhet e bukura dhe cmimet e ulëta janë bërë zgjedhja e parë për pushuesit italianë.
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni bëri një vizitë të papritur në Shqipëri këtë javë, duke iu bashkuar mijëra pushuesve verorë që kanë zgjedhur vendin ballkanik për shkak të çmimeve në rritje të Italisë dhe motit ekstrem.
Meloni zgjodhi një rrugë me kosto të ulët, duke marrë një traget nga rajoni jugor italian i Pulias, ku ishte me pushime me familjen e saj për në portin shqiptar të Vlorës.
Një nga vendet më të varfra të Evropës, Shqipëria ka luftuar për dekada për të hequr reputacionin e korrupsionit dhe krimit të organizuar që ka shtyrë qindra mijëra shqiptarë të emigrojnë.
Vizita e kryeministres italiane Giorgia Melonit në Shqipëri është komentuar edhe nga Financial Times në kontekstin turistik. Revista prestigjoze, shkruan se një nga vendet më të varfra të Evropës, Shqipëria ka luftuar për dekada për të hequr reputacionin e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Sipas, saj vendi ynë tani po gëzon një ringjallje ekonomike, për shkak të bumit turistik.
“Të tërhequr nga plazhet e saj mesdhetare me çmime konkurruese, pasagjerët e linjave ajrore në Shqipëri u dyfishuan në qershor. Hapja e linjave me kosto të ulët për në aeroportet shqiptare kontribuoi në këtë kërcim”, citon FT, duke iu referuar agjencive europione.
Shumë pushues në Shqipëri janë italianë, të cilët kanë kaluar ditët e verës me shpenzime më të ulëta se në vendin e tyre.
Artikulli i Financial Times vijon për ta përshkruar Shqipërinë si destinacioni i momentit, me plazhet e saj me rërë, të ngjashme me Karaibet.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)