Turistët e huaj vijojnë të kryejnë akte vandale pranë ose mbi monumentet dhe aritfaktet në Itali.
Pasi një çift anglez gdhendi inicialet në muret e Koloseut dhe të tjerë turistë përsëritën veprimin e ngjashëm në kullën e Pizës, dhe galerinë Vittorio Emanuele, këtë herë sërish në Milano është shënuar incidenti i radhës.
Dy të rinj francezë që janë ngjitur në majën kryesore të Duomos, aty ku ndodhet “Madonnina” e artë që është edhe simboli i qytetit.
Edhe pse fillimisht u përfol se 18-vjeçari dhe një 20-vjeçar janë alpinistë, policia konfirmoi se ata nuk i përkasin grupeve të organizuara të alpinistëve, por janë sportistë amatorë.
Ata nuk kishin me vete as parashuta dhe duket se qëllimi i vetëm ishte publikimi i marifeteve të tyre në rrjetet sociale.
Të dy sapo u vunë re, u thirrën nga autoritetet dhe zbritën me vullnetin e tyre të lirë. Nuk është ende e qartë se kur dy alpinistët nisën ngjitjen në majën kryesore të Katedrales, që është e gjatë 108.5 metra mbi tokë.
Ata mund të kenë mbetur brenda monumentit, duke u fshehur para se dera të mbyllej të enjten mbrëma. Por policia lokale ka lajmëruar se ata nuk kanë asnjë lidhje me shkrimtarët që prishën galerinë Vittorio Emanuele.
Post comments (0)