play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Show Biz

‘Do të kthehem kur të jem gati’: Bella flet për betejën e vështirë me sëmundjen

today07/08/2023

Background
share close

Gjatë vitit të kaluar, shumë fansa kanë vënë re se Bella Hadid ka munguar në disa ngjarje të rëndësishme, duke përfshirë Met Gala, Javën e Modës në Paris dhe Festivalin e Filmit në Kanë. Përmes një postimi të fundit në Instagram, supermodelja shpjegoi arsyen e shkëputjes nga vëmendja mediatike.

Bella Hadid foli hapur për luftën e saj të vazhdueshme me sëmundjen Lyme dhe zbuloi se iu nënshtrua një trajtimi që zgjati 100 ditë.

‘Do të kthehem kur të jem gati’: Bella flet për

Në një seri fotosh të postuara në Instagram, Hadid ndau rrugëtimin e saj me këtë sëmundje, përmes fotove që përfshinin të dhëna mjekësore, momente duke marrë trajtime dhe duke pushuar në shtëpi me qenin e saj.

“Të jetosh me këtë gjendje, duke u përkeqësuar me kohën dhe punën, teksa përpiqesha të bëja veten, familjen time dhe njerëzit që më mbështesin, krenarë, më kishin dëmtuar në mënyra që nuk mund t’i shpjegoj,” shkroi Bella në mbishkrim. “Të isha aq e trishtuar dhe e sëmurë me shumë bekime/privilegje/mundësi/dashuri rreth meje ishte ndoshta gjëja më konfuze ndonjëherë.”

Hadid la të nënkuptuar se gjendja e saj tashmë është përmirësuar. “Nëse do të më duhej të kaloja përsëri të gjitha këto, për të arritur këtu, pikërisht në këtë moment në të cilin jam tani, me të gjithë ju, më në fund e shëndetshme, do t’i bëja të gjitha sërish,” shtoi ajo.

‘Do të kthehem kur të jem gati’: Bella flet për

“Bella e vogël do të ishte shumë krenare për Bella-n e rritur që nuk hoqi dorë nga vetja,” lexohet po ashtu në mbishkrim. Modelja tha se ajo ka “shumë mirënjohje dhe perspektivë për jetën” pas përfundimit të “100+ ditë trajtim” dhe gati “15 vjet vuajtje të padukshme”.

“Do të kthehem kur të jem gati. Më mungoni shumë të gjithë. Ju dua shumë të gjithëve,” përfundoi ajo.

Më vonë, modelja publikoi një galeri me foto me qenin e saj “engjëll”, që nuk u largua kurrë nga ajo as për një sekondë.

Bella u diagnostikua për herë të parë me sëmundjen Lyme në vitin 2012, së bashku me vëllain e saj, Anwar, dhe nënën, Yolanda. Sëmundja Lyme është një sëmundje infektive e shkaktuar nga bakteret Borrelia burgdorferi. B. burgdorferi transmetohet tek njerëzit me anë të një pickimi.

Njerëzit me sëmundjen Lyme mund të reagojnë ndryshe ndaj saj dhe simptomat mund të ndryshojnë përsa i përket ashpërsisë. Këto janë disa nga simptomat më të zakonshme: një skuqje rrethore në lëkurë, lodhje, dhimbje dhe ënjtje, dhimbje muskulore, dhimbje koke, ethe, nyje limfatike të fryra, shqetësime në gjumë, vështirësi në përqendrim etj.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *