Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today03/08/2023
Filmi i ri “Barbie” ka pushtuar botën që kur u shfaq në 20 korrik. Ai i tejkaloi të gjitha pritshmëritë, duke thyer rekorde për filmin më të suksesshëm komercial nga një regjisore femër, duke sjellë më shumë se 356 milionë dollarë në mbarë botën gjatë fundjavës së hapjes dhe 50 milionë të tjera në arkë të hënën dhe të martën.
Me publikimin e filmit të shumëpërfolur për Barbie, roza e nxehtë ka bërë “rrugën” e saj kudo, madje edhe në shtëpi funerale pasi tani ofrojnë arkivole rozë me temë Barbie për fansat që shpresojnë ta çojnë dashurinë e tyre për kukullën e njohur në jetën e përtejme.
Këto arkivole janë ofruar nga shtëpitë funerale në Meksikë, El Salvador dhe në të gjithë Amerikën Latine për rreth një vit, por popullariteti i tyre është rritur që nga publikimi jashtëzakonisht i suksesshëm i Barbie në kinema.
Shtëpia Funerale Olivares promovon arkivolin e saj “Shtëpia Barbi” me etiketën: “Kështu ju të mund të pushoni si një Barbie”.
“Ky arkivol, me ngjyrën e tij të ndritshme rozë të mrekullueshme, përfaqëson shkëndijën dhe energjinë e atyre momenteve të paharrueshme të jetuara”, thuhet në një klip promovues për arkivolin.
Shtëpia Funerale Alpha dhe Omega në Ahuachapán, El Salvador, ofron një arkivol me temë Barbie dhe ishte përpara trendit duke lançuar arkivolin e tyre rozë rreth një vit më parë.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)