Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka zgjedhur për të tretin vit radhazi jugun e Shqipërisë për të kaluar pushimet verore.
Gjatë kësaj jave, këngëtarja e njohur ka ndarë shpeshherë foto dhe video të ndryshme nga pushimet në Ksamil, e shoqëruar me familjen dhe shoqërinë saj.
Prej ditësh ajo ka ndarë pushimet tipike shqiptare, duke kënduar hite në gjuhën shqipe dhe duke ngrënë ushqime tradicionale.
Edhe ditën e sotme Dua ka ndarë disa momente nga pushimet duke treguar se po relaksohet në maksimum në bregdetin e jugut.
Krahas fotove ajo ka shkruar “qetësi” dhe pas kësaj mund të themi se qetësia për Duan është Ksamili dhe Shqipëria.
Ajo që vihet re në fotot e publikuara nga Dua Lipa janë komentet te njëra prej tyre, ku ylli i muzikës shfaqet duke ndezur një cigare.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)