play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Show Biz

Të jetë ky çifti i ri i showbiz-it? Kim Kardashian kapet ‘mat’ me…

today13/07/2023

Background
share close

Javën e kaluar, milioneri Michael Rubin organizoi një festë me temë në Hamptons për të festuar 4 korrikun, ku morën pjesë të gjithë të famshmit.

Megjithatë, sytë u përqendruan sërish tek Kim Kardashian, e cila duket se po e shijonte në maksimum mbrëmjen, duke pasur shoqërinë e Tom Brady-t. Fillimisht ajo ka postuar disa foto nga festa, në të cilat ka pozuar me futbollistin Kylian Mbappe, duke shkaktuar komente për një marrëdhënie mes tyre. Shumica, sigurisht, ishin keqdashëse dhe i kërkuan Kimit të qëndronte larg tij.

Gjithçka tregon megjithatë se personi për të cilin ajo interesohet është edhe futbollisti amerikan dhe ish-bashkëshorti i Xhisielës, Tom Brady.

Të dy shihen në foto duke biseduar, të buzëqeshur, ndërsa sipas burimeve për mediat e huaja mes tyre ka pasur flirt dhe emocione të forta. Që në muajin maj kishin qarkulluar thashethemet e para se Kim Kardashian dhe Tom Brady kanë shfaqur interesim, por asgjë nuk është zyrtarizuar në publik.

Një burim i Daily Mail tha: “Kim dhe Tom flirtuan shumë në festën e Rubin dhe u panë gjatë ditës në plazh së bashku dhe natën duke kërcyer përsëri së bashku”, duke shtuar se Tom është thjesht tipi i saj.

Më poshtë gjeni disa foto nga festa ku morën pjesë Kim Kardashian dhe Tom:

 

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *