play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

“Titan”, gruaja që humbi djalin dhe bashkëshortin: Në vendin e tim biri duhej të isha unë

today27/06/2023

Background
share close

Christine Dawood, bashkëshorti dhe djali i së cilës humbën jetën në bordin e nëndetëses Titan, ka treguar për BBC se në vend të të birit duhej të ishte ajo.

Familja Dawood kishin nisur që të planifikonin udhëtimin me nëndetësen Titan prej disa kohësh por, planet e tyre ishin shtyrë nga pandemia Covid-19. Dhe, në udhëtimin e së dielës, Christine kishte vendosur të tërhiqej për t’ia lënë vendine  saj të birit Suleman.

“Bëra një hap pas që t’i krijoja mundësinë Sulemanit sepse ai kishte shumë dëshirë të shkonte,” tha Daëood në intervistën e saj të parë pas shpërthimit që u mori jetën të pesë personave në bordin e nëndetëses.

Isha shumë e lumtur për të dy, ata prej një kohe të gjatë kanë dëshiruar që ta bënin udhëtimin.”

E pyetur sesi ndihet për faktin që i biri vdiq pasi ajo i lëshoi vendin, Dawood refuzoi të përgjigjej.

Ajo tregoi po ashtu për BBC se i biri 19-vjeçar ishte i fiksuar me Kubin Rubik, të cilin mund ta zgjidhte për 12 sekonda, dhe që e kishte marrë me vete në udhëtim.

Sa i përket fundit tragjik të udhëtimit të babë e bir, Christine tregon se kishte pasur shpresë deri në momentin e fundit.

“Të gjithë mendonin se nëndetësja do të dilte në sipërfaqe. Kishim shumë shpresë.”

Dawoods janë nga një familje e njohur biznesi pakistaneze.

Dawood Hercules Corp., biznesi i tyre, është ndër kompanitë më të mëdha në vend, me një portofol që përfshin energjinë, petrokimikat, plehra, teknologjinë e informacionit dhe ushqimin dhe bujqësinë.

Nëndetësja Titan u zhduk më 18 qershor, rreth 1 orë e 45 minuta pas zbritjes së saj për të eksploruar rrënojat. Të enjten, mbetjet nga nëndetësja u gjetën nga ekipet e kërkimit, duke treguar se anija kishte pësuar një shpërthim që vrau personat në bord.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *