play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Show Biz

Njerëzit janë të bindur se Cristiano Ronaldo dhe Georgina nuk janë më bashkë

today25/05/2023

Background
share close

RONALDO and GEORGINA BREAK UP!? - YouTube

Cristiano Ronaldo duket se i ka dhënë fund lidhjes me Georgina Rodríguez. Kështu shkruan portugezja “Gente”. Léo Caeiro, miku i Dolores Aveiro (nëna e Ronaldos), garanton se ylli dhe modelja “nuk janë më bashkë”.

“Besoj se Cristiano do ta shpallë së shpejti ndarjen dhe do të kërkojë respekt. Jam absolutisht i sigurt”, – thotë ai. Ndër shkaqet e prishjes së lidhjes duket se janë qëndrimet gjithnjë e më egocentrike të Georginas. Për pasojë, ylli portugez ka qenë gjithnjë e më i zhgënjyer me partneren e tij.

“Georgina nisi të mburrej shumë, filloi të fokusohej vetëm te vetja dhe harroi se aty ishte një Ronaldo. Cristiano është një person krejt tjetër dhe ka një përplasje të madhe mes të dyve. Ato janë personalitete krejtësisht të ndryshme. Georgina në fillim ishte një person i ndjeshëm, por me kalimin e kohës papritur u bë një person që jeton vetëm për para, famë dhe video në Instagram”, – thotë Léo Caeiro.

Ronaldo

 

 

Më së fundi duket se Dolores, nëna e tij, ulet pranë Cristianos dhe Georgina kalon në skajin tjetër të hierarkisë. Marrëdhënia e tensionuar mes modeles dhe nënës së CR7 duket të jetë një tjetër arsye që ‘peshoi’ në vendimin e Cristiano Ronaldos.

Léo Caeiro thekson se Georgina nuk shkon mirë me Dolores Aveiro dhe se ajo nuk dëshiron as të bëjë foto me të. “Kur Georgina mori vesh se mamaja Dolores do të ulej pranë djalit të saj, u ngrit dhe shkoi në skajin tjetër të tavolinës dhe nuk qëndroi kurrë pranë Cristianos. Georgina është një person shumë i ftohtë dhe materialist”, – shton ai.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *