Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Të gjithë kemi bërë gabime. Kështu bëri edhe Princi William, i cili vendosi t’i bënte të dashurës së tij të re dikur një dhuratë që nuk u vlerësua siç do të donte dhe shkoi shumë keq.
I ftuar në podkastin e Peter Crouch në BBC Radio Five Live, William pranoi se i mori Middleton një dhuratë, të cilën ajo e urrente që në momentin e parë. “Dikur i kam marrë gruas sime një palë dylbi, ajo nuk më ka bërë kurrë ta harroj”, pranoi ai duke qeshur.
“Nuk shkoi aspak mirë,” vazhdoi princi për dhuratën e dështuar që i kishte bërë Kate në atë kohë.
Çifti mbretëror janë bashkë që nga ditët e tyre studentore në Universitetin e St. Andrews në Skoci dhe së fundmi festuan 12 vjetorin e martesës. Mediat e huaja raportojnë se marrëdhënia e tyre tani është më e mirë se kurrë dhe kjo bazohet në disa komplimente që Princi William u dëgjua t’i bënte gruas së tij gjatë një vizite në Birmingham të Anglisë.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)