Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today08/05/2023
Shkaku i vdekjes së aktorit amerikan Ray Liotta është zbuluar së fundmi një vit pas vdekjes së tij të papritur në moshën 67 vjeçare.
Aktori i njohur fillimisht për rolin në filmin “Goodfellas” ishte duke xhiruar në Republikën Domenikane në kohën e vdekjes.
Tashmë sipas dokumenteve të para nga zyrtarët, të parë nga rrjeti TMZ, shkaku i vdekjes së tij është atak kardiak i shkaktuar nga lëngu në mushkëri, i njohur gjithashtu si edema pulmonare.
Mjekët raportonin se aktori kishte gjithashtu atheroskleroza, që është ngushtimi i arterieve, i cili shkakton rritje të mundësive të atakut kardiak dhe ishemisë.
Liotta, ishte duke xhiruar filmin ‘Dangerous Waters’, dhe raportohet se vdiq gjatë natës.
Aktori ka luajtur gjithashtu rolin e këngëtarit Frank Sinatra në filmin e vitit 1998 ‘The Rat Pack’, me të cilin mori çmimin e sindikates së aktorëve “Guild”.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)