Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Kalimi në semafor të kuq konsiderohet një shkelje e rëndë e trafikut dhe mund të rezultojë në një përplasje me pasoja të rënda, prandaj Porsche ka projektuar një teknologji të re që duhet të ndihmojë në zgjidhjen e këtij problemi.
Bëhet fjalë për sistemin e dritave në automjet që ndjek ndërrimin e dritave në semafor dhe kështu u jep shoferëve një mundësi më të mirë ta dallojnë në kohë dhe të reagojnë.

Teknologjia gjithashtu mund të zvogëlojë shanset e frenimit të rrezikshëm në situata emergjente kur një shofer sheh ndryshimin e semaforit shumë vonë, pasi ky skenar shpesh rezulton në goditjen nga një makinë tjetër që afrohet nga pas.
Sipas dizajnit të “Porsche”, sistemi përdor një kamerë, një burim drite dhe teknologji për të kontrolluar dritën në makinë.
Këto drita mund të vendosen sipër panelit të kontrollit, por edhe në vende të tjera në brendësi, dhe do të tregojnë dritën e kuqe, të verdhë dhe jeshile njësoj si një semafor.

Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)