play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Show Biz

Bebe Rexha bën “namin” me albumin e ri!

today01/05/2023

Background
share close

Bebe Rexha on TIDAL

 

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka publikuar ditë më parë albumin e saj të tretë, të titulluar “Bebe”. Albumi përmban gjithsej 12 këngë, tri prej të cilave janë bashkëpunime me emra të njohur të muzikës ndërkombëtare si David Guetta, Snoop Dogg dhe Dolly Parton. Menjëherë pasi ka dalë në shitje, albumi i artistes ka filluar të ngjitet lart në top listat ndërkombëtare të muzikës.

Aktualisht ai renditet si albumi i pestë më i shitur në nivel global, sipas matësit të platformës muzikore iTunes. E lumtur për suksesin, 33-vjeçarja ndau me ndjekësit në Twitter këtë sukses, duke qenë falënderuese ndaj të gjithë atyre që e mbështetën albumin e saj të ri.

Ky album i pason dy albumeve shumë të suksesshme të artistes shqiptare, “Better Mistakes” në vitin 2021 dhe “Expectations” në vitin 2018. Rikujtojmë, se Rexha është shpallur si artistja femër që ka qëndruar më gjatë në top listat e Billboard, për zhanret “Country” dhe “Dance/Electronic”.

Këto rekorde vijnë falë dy këngëve të saj shumë të suksesshme, “Mean to be” në bashkëpunim me Florida Georgina Line dhe “I’m Good (Blue)” në bashkëpunim me David Guetta. Së fundmi, këngëtarja ka dhënë një intervistë të re për revistën e famshme amerikane, Rolling Stone. Bebe ka folur mbi karrierën, jetën e saj por jo vetëm. Por përveç këtyre, revista ka shkruar edhe për prejardhjen e artistes shqiptare, duke treguar historinë e zhvendosjes së familjes nga Maqedonia e Veriut në SHBA.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *