Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Piramidat, mauzoleumet, tempujt, statujat, kopshtet… Shtatë mrekullitë e botës së lashtë përfaqësojnë përsosmërinë e kohës së tyre, por të gjitha, përveç njërit, tashmë janë zhdukur.
Piramida e madhe e Gizës – Është e vetmja mrekulli e botës së lashtë që qëndron ende sot dhe është e habitshme nëse kemi parasysh se është më shumë se 4500 vite e vjetër. Është ndërtuar midis 2584 dhe 2561 p.e.s. gjatë mbretërimit të Keopsit. Ajo ka një lartësi prej 146 metrash dhe një bazë prej 230 metrash dhe për rreth 3000 vjet ishte struktura më e lartë e krijuar nga njeriu në botë.
Është ndërtuar me gurë gëlqerorë dhe fillimisht ka qenë e veshur me gurë gëlqerorë të lëmuar, edhe pse ajo veshje ka humbur. Për qëllimin e ndërtimit të piramidës janë hedhur teori të ndryshme, por më e pranuara është se ajo është ndërtuar si varri i faraonit, edhe pse vetë ndërtimi i saj sot mbetet një mister. Ajo përbëhet nga tre dhoma kryesore: ajo e mbretit, ajo e mbretëreshës dhe një e nëndheshme.
Maozeleumi i Mauzolit -Mauzoli (sundimtari i Perandorisë Persiane) ndërtoi një qytet të mrekullueshëm për veten dhe gruan e tij Artemis, në Halicarnassus, tani Bodrum, në Turqi. Kur Mauzoli vdiq në vitin 353 p.e.s., vetë Artemida mbikëqyri ndërtimin e një varri në përpjesëtim me madhështinë dhe dinjitetin e qytetit dhe të bashkëshortit të saj. Mauzoleumi ishte rreth 45 metra i lartë, me një perimetër rreth 134 metra. Çatia kishte formën e një piramide me një skulpturë të një karroce të tërhequr nga katër kuaj. Madhësia ishte e tillë që fjala mauzole rrjedh nga emri Mausolo.
Artemida vdiq vetëm dy vjet pasi bashkëshorti i saj dhe arkitektët vazhduan me ndërtimin e varrit deri në përfundimin e tij. Është mrekullia e botës së lashtë që ka qëndruar më gjatë pas piramidës së Gizës, që kur u shkatërrua në vitin 1400 pas Krishtit. Në foto, rrënojat ekzistuese në Bodrum.
Kolosi i Rodit – Ishte mrekullia e botës së lashtë e ndërtuar më vonë dhe ajo që u shkatërrua më shpejt. Ishte një statujë mbresëlënëse për nder të mbretit Helios (Mbreti i Diellit), mbrojtës i ishullit Rodos. Shumica e ilustrimeve e paraqesin atë si një statujë mbresëlënëse rreth 32 metra të lartë në hyrje të portit, me një këmbë në secilën shtyllë, në një mënyrë që do të lejonte anijet të hynin midis këmbëve të tij.
Është ndërtuar midis viteve 292 dhe 280 p.e.s. por nuk mundi të përballonte forcën e një tërmeti në vitin 226 p.e.s. Megjithatë, rrënojat e tij mbetën në vendin e tyre origjinal për më shumë se 800 vjet, duke tërhequr vizitorë në ishull. Aktualisht, nuk ka mbetur asgjë prej tij.
Tempulli i Artemisës – Është një mrekulli e “mallkuar” pasi është ndërtuar dhe shkatërruar tre herë. Tempulli, i ndërtuar në Efes (tani Turqi), kishte 127 kolona jonike dhe ishte 129 metra i gjatë dhe 69 metra i gjerë, dhe brenda ishte një skulpturë kushtuar Artemisës, perëndeshës greke të gjuetisë, natyrës dhe mbrojtëses së virgjëreshave.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)