play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

Shkencëtarët po shqetësohen së fundmi nga “Gripi i qenve”

today25/04/2023

Background
share close

Covid-sniffing dogs can help detect infections in K-12 schools, new study  suggests | CNN

Ekspertët kanë paralajmëruar se një lloj i ‘gripit të qenve’ po ndryshon dhe mund të infektojë njerëzit, sipas një studimi të ri. Virusi thuhet se ka evoluar si një formë e gripit të shpendëve, i njohur si lloji H3N2, i cili tashmë ka ndryshuar për të prekur qentë.

Por shkencëtarët kanë shprehur shqetësimin se lloji po ndryshon përsëri dhe së shpejti mund të bëhet aq i fortë sa mund të infektojë njerëzit.

Shkencëtarët kanë paralajmëruar tashmë se nëse gripi i shpendëve do të evoluonte për të qenë në gjendje të prekte gjitarët si qentë ekziston mundësia që të të prekë qentë dhe të transmetohet tek njerezit.

Ekspertët e gripit të shpendëve zbuluan se virusi ishte “më i aftë” të “njohë receptorët e qelizave njerëzore dhe të riprodhohet në qelizat njerëzore”.

Gjashtë qen u infektuan qëllimisht me mutacionet e njohura të gripit të qenve H3N2, por u zbulua se secili prej tyre kishte zhvilluar simptoma të lehta, duke përfshirë ethe, teshtitje dhe kollë.

Profesor James Wood, kreu i mjekësisë veterinare në Universitetin e Kembrixhit, tha për Independent: “Ndryshimet në virusin e qenve me sa duket e bëjnë atë më të përshtatshëm për tu transmetuar brenda gjitarëve, siç mund të ndodhë pas një kohe të gjatë tek qentë.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *