Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Ajo nuk pi alkool dhe kafe dhe nuk pi duhan
Këngëtarja pohon se fakti që nuk pi alkool dhe kafe dhe nuk pi duhan është sekreti për ta mbajtur lëkurën me shkëlqim dhe të shëndetshme.
Ajo ndjek një dietë të shëndetshme
Kur Jennifer Lopez dëshiron të humbasë peshë ajo zgjedh shumë fruta, perime dhe proteina pa yndyrë. Një ditë e zakonshme për këngëtaren kur është në dietë nis me një smoothie dhe më pas për drekë zgjedh zakonisht pulën ose salmonin me perime të pjekura në skarë. Në vaktin e fundit të ditës do të preferojë sërish proteinat si sallata e pulës dhe patatet e ëmbla. JLo shmang bulmetin, sheqerin dhe karbohidratet e thjeshta.
Ajo mban gjithmonë krem kundër diellit dhe nuk ulet kurrë në diell
Në një intervistë për gazetën Weekly, JLo tha se ajo nuk ulet kurrë në diell dhe edhe nëse është me re ajo kujdeset të mbajë krem kundër diellit.
Ajo ushtrohet çdo ditë
Jennifer Lopez e pëlqen fitnesin pasi stërvitet çdo ditë. Stërvitja e saj ndahet në 30 minuta ushtrime aerobike dhe 30 minuta ushtrime për forcimin e muskujve. Programi i saj përfshin bark, ushtrime të të pasmeve dhe boks. Ajo është shumë e dhënë edhe pas kërcimit gjë që e ndihmon të jetë gjithmonë në formë.
Ajo fle shumë orë
Edhe nëse ka shumë detyrime, JLo kujdeset që të pushojë në mbrëmje, prandaj fle tetë deri në nëntë orë në natë pa ndërprerje.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)