Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today17/04/2023
Sydney nuk është më qyteti më i populluar i Australisë, titull që e mbante me krenari për më shumë se 100 vite.
Vendin e tij e ka zënë Melburni, si qyteti më i populluar i Australisë. Rritja e popullsisë në periferi të Melburnit dhe bashkimi i saj me zonën Melton, bëri që të kthehet në qytetin më të populluar.
Aktualisht Melburn ka 18,700 banorë më shumë se Sydney.
Byroja Australiane e Statistikave përcakton “zonën e rëndësishme urbane” të një qyteti, duke përfshirë të gjitha periferitë lidhëse me më shumë se 10,000 njerëz.
Për herë të fundit që Melburni është cilësuar si qyteti më i populluar i Australisë ka qenë në 1905, kur në të u dyndën emigrantë në zbulimin e arit.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)