play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Club Goes To Hollywood

“Delola” krijimi origjinal i Jennifer Lopez

today06/04/2023

Background
share close

Jennifer Lopez, e ka prezantuar marken e re të pijeve alkoolike të krijuar sipas shijeve të saj personale.

53-vjeçarja, e paralajmëroi prezantimin e markes “Delola Spritz” përmes postimit të një videoje të gjatë në Instagram.

“Jam krenare ta ndaj më ju marken time.”Delola”, një koleksion i imi i ri dhe unik i pijeve alkoolike, që janë gati për t’u shijuar nga të gjithë ju.

Emri i markes vjen nga pseudonimi im, Lola.

Kështu më quajnë miqtë dhe të afërmit kur ndihem lozonjare dhe e lirë”, dëgjohet duke thënë Lopez në videon promovuese.

 

Sipas këngëtares këto pije nuk kanë gluten dhe ëmbëlsues artificial, si dhe përmbajnë sasi të njëjtë të alkoolit si  një gotë verë.

Deri tani janë krijuar tri lloje të pijes, “Bella Berry Spritz”, e cila përmban vodka, manaferra dhe hibiscus, “Paloma Rosa Spritz”, e krijuar me tekila dhe ‘grapefruit’, si dhe “L’Orange Spritz” e cila përmban liker “Amaro”, portokall dhe frut  pasioni.

Image

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *