Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Fansat e ‘Saturday Night Fever’ kanë mundësinë të rrëmbejnë një pjesë të historisë së kulturës pop këtë muaj, kur kostumi i bardhë i veshur në film nga John Travolta del në ankand.
Kostumi pritet të arrijë deri në 200,000 dollarë kur të dalë në treg si pjesë e shitjes “Hollywood: Classic & Contemporary” organizuar nga Julien’s Auctions dhe Turner Classic Movies në Kaliforni midis 22 dhe 23 prillit.
Në filmin e vitit 1977, Travolta luan Tony Manero, një i ri italo-amerikan nga Bruklini, i cili përpiqet t’i shpëtojë realiteteve të jetës së tij duke dominuar në pistën e vallëzimit në diskotekën lokale.
Filmi hit ndihmoi në popullarizimin e muzikës disko në mbarë botën dhe Travolta mori një nominim për Oscar për aktorin më të mirë për performancën e tij.
Sipas organizatorëve të ankandit, kostumi i veshur nga Travolta në skenën e famshme të konkursit të kërcimit të filmit është përdorur gjatë prodhimit të filmit.
Organizatoret e ankandit e përshkruajnë kostumin si “një nga kostumet më ikonike në historinë e kinemasë” dhe shtojnë se ai vjen me letra autenticiteti nga Paramount Studios dhe vetë Travolta.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)