Shakira është larguar përfundimisht nga Barcelona, aty ku jetoi për shumë vite për shkak të angazhimeve të futbollistit Pique, babait të fëmijëve të saj.
Pas ndarjes, këngëtarja ka marrë dy djemtë dhe është larguar drejt Miami, Florida.
“Unë u vendosa në Barcelonë për t’u dhënë fëmijëve të mi stabilitet, gjë që tani po e kërkojmë në një cep tjetër të botës së bashku me familjen, miqtë dhe detin. Sot ne fillojmë një kapitull të ri në kërkim të lumturisë së tyre. Faleminderit të gjithëve që bënë sërf me mua në valët e Barcelonës, qyteti në të cilin mësova se miqësia është më e gjatë se dashuria. Faleminderit të gjithëve që më ndihmuan, më thanë lotët, më frymëzuan dhe më bënë të rritem. Faleminderit të gjithë fansave të mi spanjollë që më dhanë besnikërinë dhe dashurinë e tyre,” – shkroi Shakira në Instagram.
Post comments (0)