Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Këngëtarja shqiptaro-amerikane Bebe Rexha ka njoftuar sot datën e publikimit të albumit të saj të ri “BEBE”.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bebe Rexha shkruan: “Albumi im i tretë, “BEBE” do të dalë më 28 prill”.
Për një kohë të gjatë e tërhequr nga skena muzikore, mesa duket teksa ka punuar për albumin e ri, Bebe Rexha pritet të rikthehet plot surpriza.
E një prej tyre është bashkëpunimi me këngëtaren e famshme amerikane Dolly Parton. E pyetur pak ditë më parë lidhur me një bashkëpunim të mundshëm, Bebe tha se do ta dëshironte një gjë të tillë.
“Nëse do të bëja një këngë remix, siç është Blue (Da Ba Dee)” Eiffel 65, e publikuar në “I’m Good”, do të zgjidhja Dolly Parton dhe këngën e famshme “Jolene”, tha Bebe.
my third studio album “BEBE” is out april 28!!!!! pic.twitter.com/6zDSlx2daN
— Bebe Rexha (@BebeRexha) March 15, 2023
Por megjithëse “Jolene” nuk është pjesë e remiksit në albumin e ri, dy këngëtaret kanë sjellë në një duet këngën e re “Seasons”.
“Kam një këngë të bukur, Seasons, qava për herë të parë që e dëgjova. Pjesa e Dolly është vërtet e bukur. Flet për atë që sheh veten në pasqyrë, dhe shikon një fëmijë, por askush nuk e paralajmëron se një ditë rritesh dhe plakesh, lindim dhe vdesim të vetëm”, tha ajo.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)