Në Britani të Madhe shqiptarët po shihen si emigrantë të paligjshëm që kanë mbushur shtëpitë e barit. Sikur të mos mjaftonte pasqyrimi në media i emigrimit të shqiptarëve, jeta që bëjnë duke punuar në shtëpitë e barit, tanimë për ta flitet edhe në libra për fëmijë. Portretizimi i së keqes si shqiptarë po përçohet te fëmijët përmes librave.
Një ndjekëse e dritare.net në Britani të Madhe na ka sjellë një pjesë nga libri për fëmijë që mësohet në shkollat e Londrës, në të cilin edhe fëmijët shqiptarë trajtohen si vrasës. “The Diamond Brothers in…”, libri për fëmijë nga Anthony Harowitz trajton historinë e një këngëtareje greke që quhet Minerva, e cila kishte anuluar një koncert bamirësie në Tropojë, që do të mbahej për fëmijët mbipeshë në Shqipëri. Një fëmijë shqiptar, fans i zhgënjyer nga anulimi i koncertit i kishte dërguar një letër këngëtares në Londër, ku e kërcënonte se do ta vriste.Pra, jo vetëm emigrantët që po trajtohen si kriminelë në media, edhe nga zyrtarët e Britanisë së Madhe, tani ata duan ta përçojnë kulturën raciste kundrejt shqiptarëve, duke treguar edhe fëmijët shqiptarë si vrasës nëpër libra. Përfytyroni pak sa e vështirë duhet të jetë jeta për fëmijët shqiptarë që po ndeshen me këtë lloj literature në shkolla.
Post comments (0)