play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

Pirja e duhanit në vendet e punës, u ndalua nga SHBA para 29 vjetësh

today08/03/2023

Background
share close

Departamenti amerikan i Mbrojtjes më 8 mars 1994 shpalli ndalimin e pirjes së duhanit në vendet e punës.

Ky ndalim është pjesë e politikave publike, duke përfshirë këtu ligjet kriminale, ligjet e sigurisë si dhe rregullat e shëndetit. Që të gjitha këto ndalojnë pirjen e duhanit në vende të punës dhe hapësira të tjera publike.

 

Këto ndalesa të konsumimit të duhanit u krijuan me qëllim që të parandalohen dëmet që u bëhen përdoruesve pasiv të duhanit (personave që nuk konsumojnë duhan mirëpo thithin tymin e tij).
Sëmundjet nga të cilat këta persona rrezikon përfshijnë; probleme me zemrën, kancer, si dhe një varg sëmundjesh të tjera.

Organizata Botërore e Shëndetësisë konsideron se ndalimi i duhanit në vendin e punës ka ndikim në krijimin e një ambienti ku pirja e duhanit bëhet më e vështirë, e po ashtu edhe krijimin e një mendësie ku duhani nuk shihet si i pranueshëm në jetën e përditshme.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *