play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

Aeroporti i Londrës heq kufizimin 100ml për lëngje në çantat e dorës

today08/03/2023

Background
share close

Aeroporti i Londrës bëhet i pari në Mbretërinë e Bashkuar që heq rregullin e kufirit të lëngjeve 100 ml në bagazhet e dorës. Vendimi është marrë në periudhën më të mirë, në prag të pushimeve të Pashkëve kur fluturimet janë edhe më të shumta.

Aeroporti lindor i Londrës do të jetë i pari në Mbretërinë e Bashkuar që do të bëjë ndryshime në kufizimet që kanë qenë në fuqi që nga viti 2006.

Kjo falë makinerive të reja CT të teknologjisë së lartë, të ngjashme me ato të përdorura në spitale, të cilat do të zëvendësojnë skanerët e vjetër.

Ata janë në gjendje të arrijnë një skanim 3D me rezolucion të lartë të çantave të pasagjerëve, që do të thotë se stafi mund t’i inspektojë lehtësisht nga të gjitha këndet. Në vend të 100 ml, kufiri i lëngjeve tani do të jetë dy litra në bagazhin e dorës.

Gjithashtu, pasagjerët nuk do të duhet të vendosin më kremra dhe artikuj kozmetikë në një qese plastike kur kalojnë në portën e sigurisë.

Kjo vlen edhe për laptopët, të cilët nuk do të kenë nevojë të skanohen veçmas. Një zëdhënës i London City Airport tha për The Times: “Një skaner i ri i fundit CT do të shtohet në fund të marsit, që do të thotë se kushdo që fluturon në prag të Pashkëve do të jetë në gjendje të mbajë laptopë dhe lëngje deri në dy litra brenda çantave të tyre.”

Shefi ekzekutiv i aeroportit Robert Sinclair vuri në dukje se teknologjia do të ndihmonte gjithashtu në shmangien e radhëve të gjata të sigurisë.

Makineritë e reja dhe rregullat e reja do të aplikohen në të gjitha aeroportet kryesore të Mbretërisë së Bashkuar në muajt në vijim.

Qeveria shpalli në dhjetor 2022 një afat deri në qershor 2024 për të vendosur teknologjinë e re kudo.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *