Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today08/03/2023
Një sipërmarrëse e re shqiptare është renditur në listën e revistës ‘Forbes’ të 30 sipërmarrësve më të sukseshëm nën moshën 30 vjeç për Europën. Kristiana Çela, e cila në Instragram mban emrin Krissy Cela është renditur mes shumë emrave të tjerë të sipërmarrësve të suksesshëm.
Në reagimin e saj pasi ka mësuar lajmin e renditjes nga revista ‘Forbes’, Çela ka rrëfyer edhe historinë e saj që nis që nga emigrimi me kamion për në Angli e deri tek suksesi i sotëm.
“Disa prej jush mund ta dinë dhe ka të tjerë që mund të mos e dinë. Por e gjitha kjo nuk ndodhi brenda natës. Unë kam emigruar nga Shqipëria për në Britaninë e Madhe në pjesën e pasme të një kamioni mbi 20 vjet më parë. Falënderoj çdo ditë prindërit e mi të cilët morën rrezikun më të madh të jetës së tyre, që më dhanë mundësinë e privilegjin që mund të bëj atë që bëj sot. Ju dua te dyve”, shkruan Çela në Instagramin e saj.
Çela bashkë me shokun e saj të palestrës hapën një biznes në vitin 2017 ku përmes aplikacionit (EvolveYou) të tyre vendosën në fokus gratë lidhur me fitnessin dhe ushqimin. Sipas profilit të tyre në ‘Forbes’, bashkë me aplikacionin dhe linjën e veshjes së palestrës Oner Active, të ardhurat vjetore kalojnë mbi 34 milionë dollarë. Deri më tani aplikacioni numëron 80 mijë të regjistruar aktivë në muaj.
“Hyra në palestër pa e ditur se do të arrija një komunitet prej 6 milionë femrash në mbarë botën. Jack dhe unë lançuam aplikacionin @evolveyou me shpresën për të ndihmuar gratë që të ndërtojnë forcën e tyre mendore dhe fizike”, shkruan më tej Çela. Ndërsa ka edhe një thirrje për çdo emigrant shqiptar “së fundi, çdo emigrant që e lexon këtë, mos u dorëzoni asnjëherë”.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)