play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

Kina paralajmëron SHBA-në: Ndryshoni linjë ose shkojmë drejt luftës

today07/03/2023

Background
share close

221114094821 02 biden xi 111422 1080x720

Përplasje dhe luftë me pasoja katastrofike. Është ky rreziku me të cilin përballen Shtetet e Bashkuara me qëndrimin e tyre ndaj Kinës, sipas ministrit të Jashtëm të Pekinit Qin Gang.

Një ish-ambasador në Uashington dhe ekspert i marrëdhënieve mes dy vendeve, ai u emërua shef i diplomacisë kineze vetëm dy muaj më parë, pikërisht sepse Presidenti Xi Jinping shpresonte të stabilizonte situatën pasi më në fund u takua në Bali me homologun Joe Biden. Por raportet u përkeqësuan sërish pas krizës së balonës përgjuese, informacioneve amerikane mbi planet e kinës për t’i dërguar armë Moskës dhe dosjes së inteligjencës mbi mundësinë që Covid-19 të ketë dalë nga laborator i Wuhanit.

Kështu Qin Gang shfrytëzoi konferencën e tij të parë për shtyp si ministër për t’i përcjellë një mesazh të fortë SHBA. “Nëse Shtetet e bashkuara nuk frenojnë dhe vazhdojnë vrapin në rrugën e gabuar, asgjë nuk do të ndalë daljen nga shinat, dhe me siguri që do të ketë një konflikt dhe konfrontim”, tha ai.

I vlerësuar në të kaluarën si një diplomat i kujdesshëm, këtë herë Gang nuk ia kurseu akuzat Uashingtonit, duke vendosur tonet e një politike të jashtme më agresive, duke mbrojtur marrëdhënien me Moskën.

Reagimi i ekzagjeruar i SHBA lidhur me balonën, sipas ministrit, kishte krijuar një krizë diplomatike që mund të shmangej. “Perceptimi dhe mënyra se si SHBA e sheh Kinën është tërësisht i shtrembëruar. Kina konsiderohet si rivalja kryesore dhe sfida më e madhe gjeopolitike. Thotë se kërkon kompeticion po jo konflikt. Por në realitet i ashtuquajturi kompeticion nga SHBA, nënkupton frenim dhe shtypje. Kjo është një lojë me shumatore zero, ku njëri jeton dhe tjetri vdes”, tha Gang.

Teksa mohon pretendimet e SHBA se po mendon të furnizojë Rusinë me armë, shefi i diplomacisë kineze pyet, përse Kinës i kërkohet të mos e bëjë diçka të tillë, kur nga ana tjetër i siguron armë Tajvanit. Raportet mes Kinës dhe Rusisë i cilësoi një model për botën shumëpolëshe.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *