Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Familja e Michael Jackson ka zbuluar se nëna e yllit të popit, Kathryn Jackson, “e ka shumë të vështirë” të flasë për vdekjen e djalit të saj dhe të marrë pjesë në një seancë tjetër gjyqësore.
Bëhet fjalë për një mosmarrëveshje juridike mes Jackson dhe Jeffrey Phillips, ku ky i fundit akuzohet se ka vjedhur memorale nga shtëpia e këngëtarit, me vlerë më shumë se 1 milion dollarë.
Avokatët e ish-të fejuarit të vajzës së saj LaToya, Jeffrey Phillips, po kërkojnë që familja ta vendosë 92-vjeçaren në gjyqë dhe të tregojë për ditën e fundit që Jackson ishte gjallë.
Avokatët e Kathryn Jackson po bëjnë gjithçka në fuqinë e tyre për ta mbajtur atë jashtë procesit dhe pjesëmarrjes në gjykatë.
Arsyeja që asaj iu kërkua të fliste për ditën e vdekjes së Jackson-it, është sepse ishte rreth asaj kohe që Phillips dyshohet se vodhi, ose kështu pretendon familja.
Një dokument gjyqësor konfirmon se Phillips dhe LaToya Jackson mbërritën në shtëpinë e yllit të popit më 25 qershor 200, kur Michael Jackson ishte dërguar me urgjencë në spital dhe ku ai do të shpallej i vdekur disa orë më vonë.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)