play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Rajoni

“Më merr kur të arrish”, mesazhi prekës i nxënësve për aksidentin në Greqi

today02/03/2023

Background
share close

Të gjithë po ndjekin me mpirje zhvillimet tronditëse, pas përplasjes tragjike të trenit në Tempi. Fjalët nuk arrijnë të përshkruajnë dhimbjen dhe trishtimin e përjetuar nga shoqëria greke në njëzet e katër orët e fundit, me mendimet e të gjithëve tek njerëzit, jeta e të cilëve ndryshoi në mënyrën më fatale.

Qytetarët e thjeshtë nxitojnë për të ndihmuar dhe mbështetur në çdo mënyrë familjarët, miqtë e viktimave, të zhdukurve dhe të plagosurve, me mesazhe dhe veprime pozitive dhe optimizmi. Madje, disa nxënës të shkollave të mesme kanë krijuar edhe një mesazh simbolik në shenjë mbështetjeje por edhe proteste të heshtur ndaj zhvillimeve tragjike aktuale.

Duke përdorur çantat e tyre të shkollës si një “mjet vizual”, ata zgjodhën një frazë të thjeshtë por thelbësore që përmbledh dashurinë, kujdesin dhe ankthin e çdo prindi ndaj fëmijës së tyre, duke formuar shënimin e mëposhtëm lakonik: ” Më merr kur të mbërrish”.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *