play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Shëndetësi

Mbi 50% e popullsisë në botë do të jetë mbipeshë ose obezë deri në vitin 2035

today02/03/2023

Background
share close

The Miraculous GM Diet- Lose Weight Naturally · HealthKart

Më shumë se 50% e popullsisë së botës do të jetë mbipeshë ose obeze deri në vitin 2035 nëse nuk ndërmerren veprime të rëndësishme, sipas një raporti të ri të publikuar sot.

Atlasi i Federatës Botërore të Obezitetit të vitit 2023 parashikon që 51% e botës, ose më shumë se 4 miliardë njerëz, do të jenë mbipeshë ose obezë brenda 12 viteve të ardhshme.

Sipas raportit, normat e obezitetit po rriten veçanërisht me shpejtësi tek fëmijët dhe në vendet me të ardhura më të ulëta.

Louise Baur, presidente e Federatës Botërore të Obezitetit, tha se njerëzit duhet të veprojnë tani për të parandaluar përkeqësimin e situatës. “Është veçanërisht shqetësuese të shohësh që normat e obezitetit të rriten më shpejt tek fëmijët dhe adoleshentët”, tha ajo në një deklaratë. “Qeveritë në mbarë botën duhet të bëjnë gjithçka që munden për të shmangur kostot shëndetësore, sociale dhe ekonomike tek brezi i ri,” vuri në dukje ajo.

Sipas raportit, obeziteti i fëmijërisë mund të dyfishohet më shumë, duke arritur në 208 milionë djem dhe 175 milionë vajza deri në vitin 2035.

Autorët e raportit bëjnë thirrje që vëmendja të përqendrohet tek faktorët socialë, mjedisorë dhe biologjikë që ndikojnë në këto tendenca.

Në vitin 2020, 2.6 miliardë njerëz, ose 38% e popullsisë së botës, ishin mbipeshë ose obezë.

Raporti thekson gjithashtu se pothuajse të gjitha vendet që pritet të shohin rritjen më të madhe të obezitetit në vitet e ardhshme janë me të ardhura të ulëta ose mesatare.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *