Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Tingujt e serenatës së famshme korçare “Perëndeshë e bukurisë” janë dëgjuar në Tokio të Japonisë.
Kryeministri i vendit ka postuar në Facebook këtë mëngjes një video të një artisteje japoneze që luan me klarinetë melodinë shqiptare.
Kujtojmë se kreu i qeverisë e ka nisur vizitën e tij zyrtare në Japoni dy ditë më parë. Rama pritet të qëndrojë atje deri më 25 Shkurt, ku do të zhvillojë takime me zyrtarë të lartë të politikës.
Ditën e djeshme, Kryeministri Edi Rama zhvilloi së bashku me homologun e tij japonez Fumio Kishida një konferencë për shtyp.
Ai fillimisht shprehu mirënjohjen për vizitën që po kryen në Tokio. Ai u shpreh se angazhimi i qeverisë së Japonisë për emërimin e një ambasadori përgjegjës për Ballkanin Perëndimor është lajm i shkëlqyer. Rama tha ndër të tjera se shpreson që homologu i tij Kishida ta vizitojë së shpejti Shqipërinë.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)