#Hong Kongu po jep falas 500,000 bileta udhëtimi si pjesë të përpjekjeve për ta rimëkëmbur industrinë e turizmit dhe për t’i tërhequr vizitorët në qytet.
Shefi ekzekutiv i Hong Kongut, John Lee, nisi fushatën prej 2 miliardë dollarësh me sloganin ‘Përshëndetje Hong Kong’. Biletat nisin të jepen më 1 mars dhe do t’i kushtojnë qytetit 254,8 milionë dollarë në total.
Ato do të shpërndahen në tri faza : nga 1 marsi për njerëzit rreth Azisë Jugore, nga 1 prilli për qytetarët në Kinë dhe nga 1 maji për banorët e të gjithë botës.
Tanim, vizitorët nuk kanë më nevojë të izolohen pas mbërritjes, por me kusht që të rezultojnë negativë për COVID.
Post comments (0)