Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Logo dhe slogani i Eurovision të këtij viti në Liverpool janë publikuar nga organizuesit e eventit muzikor.
“Të bashkuar në muzikë” është slogani i Festivalit Europian, që në vitin 2022 u fitua nga Ukraina por këtë vit do të mbahet në Britaninë e Madhe për shkak se konsiderohet e rrezikshme organizimi në Ukrainë.
Flamujt e këtyre dy vendeve janë përdorur për të krijuar ngjyrat e logos.
Gjysmëfinalet e Eurovisionit do të mbahen në datat 9 dhe 11 Maj, ndërsa finalja është parashikuar më 13 Maj.
Mbretëria e Bashkuar, Italia, Gjermania, Franca dhe Spanja kualifikohen automatikisht në finale për shkak të shumës që paguajnë për transmetuesit e tyre televiziv për të marrë pjesë në event. Ukraina gjithashtu shkon direkt në finale si fituese e vitit 2022.
Ndërsa Shqipëria në Eurovizion përfaqësohet nga Albina dhe familja Kelmendi me këngën “Duje”.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)